Lidhje

Franca dënon komentet e Papa Benediktit për prezervativët



Franca po kritikon komentet e Papa Benediktit se përdorimi i prezervativëve po përkeqëson problemin e SIDAs në Afrikë.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme franceze tha sot se megjithëse nuk i takon Francës të gjykojë doktrinën e kishës, ajo i konsideron komente të tilla një kërcënim ndaj politikave të shëndetit publik dhe detyrës për të mbrojtur jetën.

Një zëdhënës i Vatikanit hta se komentet e kryepriftit janë në vijë me doktrinën e Kishës Katolike që kundërshton përdorimin e kontraceptivëve.

Dje, papa tha se SIDA nuk mund të mposhtet me shpërndarjen e prezervativëve. Ai tha se ato vetëm shtojnë problemin.

Kjo deklaratë është në kundërshtim me këshillat e shumë zyrtarëve të shëndetësisë, që rekomandojnë përdorimin e prezervativëve si mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Rreth 22 milion njerëz janë të prekur me virusin HIV në Afrikën nën-sahariane.

XS
SM
MD
LG