Lidhje

AI thirrje Serbisë dhe Kosovës të zbardhin fatin e të zhdukurve


Organizata Amnesty International thotë se 10 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovës, personat përgjegjës për zhdukjen e rrëmbimin e shqiptarëve dhe serbëve ende nuk janë përballur me drejtësinë.

Organizata përsëriti thirrjen për marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e çështjeve të krimeve të luftës dhe mosndëshkimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Amnesty International u bën thirrje autoriteteve në të dy vendet, përfshirë edhe EULEX-it, që të bashkëpunojnë në zbardhjen e rasteve në mënyrë që të informohen të afërmit rreth fatit të tyre dhe të nxirren fajtorët para drejtësisë.

Më shumë se 3 mijë shqiptarëve nuk u dihet fati që nga lufta. Edhe rreth 800 serbëve, romë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera nuk u dihet fati. //iç//

XS
SM
MD
LG