Lidhje

Kriza ekonomike shkak i grevave në mbarë Francën


Një valë e re grevash mbarëkombëtare ka goditur sot Francën, me qindra mijëra protestues që kritikojnë politikat qeveritare për krizën ekonomike.

Protestuesit dolën në rrugët e Parisit në përpjekje për ta detyruar presidentin Nicolas Sarkozi të shtojë ndihmën për ekonominë e vendit. Protestat bënë që të anuloheshin dhjetra fluturime në kryeqytet. Media njoftoi se 40 për qind e trafikut hekurudhor u ndërpre.

Turma të mëdha njerëzish marshuan në Marsejë si dhe në qytetet e Lionit dhe Grenoblit. Sindikatat kërkojnë që presidenti Nicolas Sarkozy të bëjë më shumë për të mbështetur punonjësit ndërsa recesioni vazhdon të godasë kompanitë franceze, që po shkurtojnë shumë vende pune. //iç//

XS
SM
MD
LG