Lidhje

Admirali i marinës, Xhejms Stavridis do të drejtojë trupat e NATOs


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thotë se ka zgjedhur një admiral marine për t'u bërë Komandanti Suprem i NATOs. Kjo do të jetë hera e parë që një oficer i marinës do ta marrë këtë post.

Zoti Gejts u tha gazetarëve në Pentagon , se kishte rekomanduar admiralin Xhejms Stavridis për të drejtuar forcat amerikane në Evropë, post që e bën atë kryekomandantin ushtarak të Aleancës së Atlantikut.

Admirali Stavridis drejton Komandën Amerikane Jugore, e cila kontrollon operacionet ushtarake në Amerikën Jugore dhe Qendrore.

Ai tha se admirali Stavridis "ka bërë një punë të shkëlqyer" në Amerikën Latine dhe është një nga ushtarakët e lartë më të përgatitur amerikanë.

Sekretari Gejts tha po kështu se i kishte rekomanduar një mandat të dytë Shefit të Shtatmadhorisë, Admiralin Majk Myllën dhe zëvendësin e tij, Xhejms Kartrajt. //ek

XS
SM
MD
LG