Lidhje

Përplasen dy anije amerikane në Ngushticën e Hormuzit



Marina amerikane tha se dy anije të saj u përplasën në Ngushticën e Hormuzit mes Iranit dhe Gadishullit Arab.

Flota e pestë e marinës tha se dy anijet, një nëndetëse dhe një anije amfib u përplasën sot paradite.

Marina tha se anija amfib USS New Orleans çau një çisternë duke bërë që 95 mijë litra karburant të derdhej në det.

Marina tha se po llogarit dëmin e shkaktuar në dy anijet.

15 detarë në nëndetësen USS Hartford janë plagosur lehtë.//rd//

XS
SM
MD
LG