Lidhje

BE, dakord të shtojë ndihmat për FMN-në dhe vendet evropianolindore

  • Liza Brajënt
  • Paris

Udhëheqësit evropianë që u takuan në Bruksel ranë dakord të shtojnë mbi 150 miliardë dollarë ndihma për FMN-në dhe vendet e Evropës Lindore në vështirësi ekonomike. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant nga Parisi, ky vendim u mor dje, në përfundim të takimit dy-ditësh të udhëheqësve të vendeve evropiane:

Udhëheqësit e BE-së i dhanë dje fund takimit dy ditor në Bruksel, pa shumë supriza. Ata nuk pritej që të injektonin më tepër para në ekonomitë e vdneve të tyre, si masë për të luftuar krizën financiare dhe ata nuk e bënë një gjë të tillë.

Pritej që ata të binin dakord për të shtuar fondet për t’i ardhur në ndihmë FMN-së dhe vendeve evropianolindore, anëtare të BE-së, që të përballojnë krizën financiare dhe ata e bënë një gjë të tillë.

Organizata me 27 vende anëtare ra dakord t’i dyfishojë huatë për vendet e Evropës Lindore në 68 miliardë dollarë dhe për të kontribuar me rreth 100 miliardë dollarë për FMN-në, në kuadrin e një rritjeje të përgjithshme të fondeve për organizatën botërore financiare, në mënyrë që ky institucion të mund t’u vijë në ndihmë vendeve të ndryshme të botës të përballojë krizën ekonomike.

Kreu i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso e përshëndeti atë që ai e cilësoi qëndrimin e përbashkët evropian për të luftuar krizën në prag të takimit të 20-ëshes në Londër në fillim të prillit, të ekonomive më të mëdha të botës. Takimi i Brukselit, tha ai, nuk ishte vetëm diskutime dhe fjalë, por në të u arritën rezultate konkrete.

"Në takim u vendos të jepen 5 miliardë Euro shtesë për vendet evropianolindore. U vendosqë të dyfishohet fondi ynë financiar për të mbështetur bilancin e pagesave në vendet që mund të kenë nevojë ta ndihmojnë këtë bilanc nga 35 deri në 50 miliardë Euro, u vendos gjithashtu që t’i jepen më tepër fonde FMN-së. Pra në takimin e Brukselit nuk pati thjesht marrëveshje në parim, por pati rezultate konkrete përsa i përket shpenzimeve dhe në të njëtjën kohë, pati edhe solidaritet për këtë çështje,"- tha zoti Barroso.

Por këto vendime, në të njëjtën kohë e venë Evropën në një pozicion mospajtues me administratën Obama, që i ka nxitur vendet evropiane të shpenzojnë më tepër për planet e stimulimit ekonomik të vendet e tyre. Dhe ndërsa Evropa do t’i dyfishojë pagesat për FMN-së në 500 miliardë dollarë, Washingtoni po kërkon një rritje edhe më të madhe, prej 750 miliardësh.

Në një tjetër zhvillim, udhëheqësit e BE-së mbështetën shtimin e ndihmave për 6 ish republika sovjetike, me 800 milionë dollarë. Por ata nuk pranuan të zotoheshin për një fond, që do t’u vinte në ndihmë vendeve në zhvillim për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike, duke thënë se do të presin, për të parë se ç’do të ofrojnë vendet e tjera në këtë drejtim.//lk



XS
SM
MD
LG