Lidhje

SHBA shprehin zhgënjim për tërheqjen e Spanjës nga Kosova


Shtetet e Bashkuara shprehën habi dhe zhgënjim të thellë pas njoftimit të Spanjës se do të tërheqë kontigjentin me 600 trupa nga Kosova brenda pak muajsh.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se aleatët e Natos kishin rënë dakord në parim që në vitin 1999 se do të angazhoheshin së bashku në Kosovë dhe do të largoheshin që andej së bashku.

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Karme Shakon i njoftoi planet për tërheqje trupash dje duke thënë se 'misioni ishte përmbushur." Ndërkaq kryeministri spanjoll Hoze Luiz Rodrigez Zapatero e cilësoi sot Kosovën si të qëndrueshme. Ai tha se misioni ka humbur pjesërisht kuptimin pasi udhëheqësit shqiptarë të Kosovës shpallën vjet pavarësinë nga Serbia.

Spanja, ndryshe nga pjesa më e madhe e vendeve të BE-së, nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. //ad//

XS
SM
MD
LG