Lidhje

Presidenti Obama:  buxheti i ri, program ekonomik për të ardhmen


Presidenti Barak Obama thotë se buxheti i propozuar prej tij prej 3.6 trilion dollarësh përbën një program ekonomik për të ardhmen e vendit.

Në fjalimin e përjavshëm në Internet dhe në radio, Presidenti thotë se propozimi parashikon investime në energji, edukim dhe kujdes shëndetësor të cilat do të çojnë në një begati të vërtetë dhe afatgjatë.

Ai tha gjithashtu se ky buxhet do ta shkurtojë përgjysmë deficitin deri në mbarim të mandatit të tij të parë.

Në përgjigjen e republikanëve, Guvernatori i shtetit Misisipi, Haley Barbour e kritikoi projektbuxhetin duke thënë se ai përmban tej mase shpenzime, taksa dhe hua.

Dje, Zyra e Kongresit për Buxhetin, paralajmëroi se deficiti buxhetor amerikan do të arrijë në më shumë se1.8 trilion dollar për vitin financiar 2009 që mbaron më 30 shtator të këtij viti.

Ekspertët amerikanë të ekonomisë thonë gjithashtu se buxheti i propozuar nga Presidenti do të krijojë deficite në masën 9,3 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhëshme. //ii

XS
SM
MD
LG