Lidhje

Maqedonia në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale


Në Maqedoni nesër zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe lokale, çka shihet si provë kyçe për ambiciet e vendit për anëtarësim në BE.

I dërguari i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, thotë se nëse Maqedonia nuk do të mbante zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare, kjo do të shënonte hapa të mëdha prapa për aplikimin e saj për në BE.

Maqedonia fitoi zyrtarisht statusin e kandidatit për në BE në vitin 2005.

Kandidatët kryesorë presidencialë në zgjedhjet e së nesërmes janë George Ivanov i partisë VMRO-DPMNE, që është edhe partia më e madhe në parlamentin e vendit si dhe ish ministri i jashtëm Ljubomir Frckovski i partisë opozitare Bashkimi Social-Demokrat i Maqedonisë.

Presidenti aktual Branko Crvenkovski nuk do të marrë pjesë në garë. Vitin e kaluar u shënuan akte dhune gjatë zgjedhjeve parlamentare në zona me popullatë kryesisht shqiptare. //ek

XS
SM
MD
LG