Lidhje

Turistët e parë perëndimorë vizitojnë Irakun pas gjashtë vjetësh


Një grup prej tetë turistësh të huaj po përgatiten për kthimin nga Iraku. Ndryshe nga shumica e perëndimorëve në Irak këto kohë, këta njerëz nuk kanë lidhje me ndonjë qeveri apo ushtri të huaj.

Turistët nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë pjesë e turit të parë zyrtar turistik në Irak që prej vitit 2003.

Kompania e udhëtimeve aventurë me seli në Britani, Hinterland Travel, organizoi këtë vizitë dyjavore, gjatë së cilës turistët vizituan Bagdadin, rrënojat e lashta të Babilonisë dhe Urit si dhe vendin e shenjtë al-Askarija në qytetin verior të Samarës.

Në vitin 2006, militantët e goditën me bomba këtë objekt, - ndër më të rëndësishmit për sektin shiit - duke shkaktuar përhapjen e dhunës sektare që zgjati disa muaj.

Turistët thanë se megjithë vështirësitë dhe faktit që nuk mundën të vizitojnë të gjitha pikat e itinerarit të tyre, udhëtimi i tyre kaloi mirë. //ek

XS
SM
MD
LG