Lidhje

Blerja e veshjeve në internet nga të rinjtë amerikanë

  • Daniela Schrier

Në Shtetet e Bashkuara reklamat që u drejtohen adoleshentëve janë bërë një biznes i madh që kap mbi 40 miliard dollarë në vit. Ekspertët thonë se fëmijët amerikanë të moshave nga 7 në 14 vjeç, shpenzojnë, secili, më shumë se 2 mijë dollarë në vit.

Disa firma janë duke përdorur tani Internetin për të tërhequr konsumatorë të rinj. Si shumë vajza të moshës së saj, 7-vjeçares Bela Heiz i pëlqen moda.

"Unë dhe babi shkojnë shpesh për të blerë”. - thotë ajo

Në moshën 7-vjeçare, Bela, që banon në Aleksandri të Virxhinias, hyn në grupin e fëmijëve të interesuar për modën. Dhe është pikërisht kjo grup moshe që afaristët e shohin me interes për biznesin e tyre.

Bela i dizenjon vetë veshjet saj duke përdorur faqen e Internetit Fashionology.com. Fillimish zgjedh stilin e bluzave e, pastaj provon ngjyra të ndryshme. Për të kjo mund të jetë si lojë, por nëna e saj është e kujdesshme.

Ekspertët thonë se kjo është një mënyrë relativisht e re për afaristët që të tërheqin grupmoshën nga 7 në 14 vjeçare. Xhejn O'Danëll është eksperte e shitjeve dhe autore e një libri që do të botohet së shpejti për praktikën e blerjes së veshjeve nga fëmijët.

"Ato janë më shpesh pranë kompjuterit se sa në dyqane.Interneti është shumë tërheqës për to”. - thotë ajo

Zonja O'Danëll thotë se komercializmi dhe loja nuk kanë më kufij të qartë kur është fjala për tregun e këtyre fëmijëve dhe veçanërisht me dyqanet e reja në Internet.

Fashionology-dot-com filloi shitjet pas suksesit që shënoi dyqani që kompania ka në Los Anxhelos. Pronarja, Elizabet Uajat, thotë se interesimi për të ishte shumë i madh.

"Nga Bankoku në Sidnej, e deri në Teksas, të gjitha donin ta shikonin se çfarë ishte më e mirë me Fashionology ". - thotë ajo

Nëna e Belës, Anet Larkin, thotë se kontrolli ndaj fëmijëve në këtë moshë është i domosdoshëm.

"Unë nuk i jap asaj kartën e kreditit dhe ta lë vetëm”.

Ajo thotë se blerjet në Internet nxisin konsumarizmin në moshë të re.

Zonja Larkin preferon të shkojë në dyqan sëbashku e Belën dhe kështu të dyja kalojnë kohën dhe ndajnë përvojën sëbashku. //mm//

XS
SM
MD
LG