Lidhje

Lionel Richie po vazhdon me sukses turin e tij europian


Lionel Richie po vazhdon me mjaft sukses turin e tij evropian, ku spikat paraqitja e tij skenike, një sfidë e fituar tashmë nga artisti 59 vjeçar. Ndërkaq ylli i muzikës hip hop në Amerikë, me emër arti 50 cent, ka vendosur një ekuilibër të mirë në jetën e tij duke qenë jo vetëm artist, por dhe shkrimtar, aktor, madje dhe stilist i një firme veshjesh.

Ka hedhur në treg albumin e tij të nëntë me titull “Just go”, dhe po vazhdon me sukses turin e tij europian, i cili nisi në Dublin më 13 shkurt, e po vazhdon me koncertet në Iralndën e Veriut, Britanin, Skoci, Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Bëhet fjalë për 59 vjeçarin Lionel Richie, yllin e muzikës soul, i cili thotë se pavarësisht moshës, nuk ka ndërmed që të heqë dorë nga muzika.

Një nga rregullat e mia më të forta është, larg drogës kur je në turne” thotë Lionel.

Dhe jo vetëm për drogën, por dhe për stimulus të tjerë të fortë, të cilët janë rreptësisht të ndaluar nga Lionel Richie në stafin e tij. Vetë Lionel thotë se ai vazhdon dietën e tij me vitamina duke u shprehur për koncertet live se:

Është një lojë psikologjike dhe fizike, e madje do të thosha se është më tepër fizike. Mendërisht ti duhet të jesh i përqëndruar që të orientosh adrenalinën, kur ngjitesh në skenë, ndërsa fizikisht duhet të përballosh një koncert prej 2 orë e 20 minuta, e për këtë duhet të marrësh dhe kurse aerobie”.

Lionel Richie u shkëput nga grupi “The Commoders “ në fund të viteve 1970, dhe disa prej këngëve të tij si “Endless love”, “Hello”, “Say you, say me”, janë kthyer në hite.

32 vjeçari Kurtis Xhekson, ka vërtetuar se është një prej artistëve më të mirë të muzikës hip hop.

Përveçse ka fituar një cd platini, gjithashtu ai është aktor, si dhe një shkrimtar i sukseshëm.

Gjithashtu ai ka pasur sukses dhe me programin e tij të formatit reality show në MTV, ka një linjë veshjesh me markën G-Unit etj.

Dhe e gjithë kjo valë suksesi për dikë, i cili ka qenë shitës droge në të shkuarën. Kur flet për të kaluarën e tij, ai thotë se dikur ishte përpjekur që të grumbullonte para mjaftueshëm nga tregtia e paligjshme e lëndëve narkotike, në mënyrë që të shkëputej nga ky biznes dhe të vazhdonte rrugën e tij si artist.

Por tani ai thotë se biznesi i muzikës ka mundësi pa fund, dhe duhet të dish të përshtatesh dhe t’i shfrytëzosh ato.

Nuk duhet të presësh apo vetëm të ëndërrosh duke thënë “unë do të bëhem një artist I mirë”, duhet të veprosh dhe të hysh në këtë biznes” thotë 50 cent.

Albumi tjetër i Curtis Jackson me titull “Before I self destruct” do të hidhet në treg këtë vit.

Ai ka planifikuar që ta hedhë në reg këtë album, pas daljes së albumit të Eminem me titull ”Relapse”, i cili është idhulli i 50 cent.//mm//

XS
SM
MD
LG