Lidhje

Maqedoni: Komisioni i Zgjedhjeve bën të njohura rezultatet e para jo zyrtare

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Në Maqedoni, pas numërimit të pjesshëm, jo-zyrtar të votave, profesori i shkencave politike, Gjorgji Ivanov, kandidati i partisë më të madhe të vendit VMRO-DPMNE, kryeson garën presidenciale, por jo me numrin e nevojshëm të votave për të shmangur balotazhin.

Pas tij është kandidati i Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski.

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen sot dhe balotazhi, në se është i nevojshëm, është në plan të zhvillohet më 5 prill.


Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, në ndryshim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, gjatë të cilave u vra një person.

Zgjedhjet shihen si një provë për shpresat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.
Bora e madhe në pjesën perëndimore të vendit bëri që disa qendra votimi të qëndronin të mbyllura, por autoritet thanë se nga kjo vetëm një për qind e elektoratit ishte prekur. Në ato qendra, ndoshta votimet do të mbahen ditën e balotazhit, më 5 prill.

Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitoren e kandidatëve të saj për prefektë në shtatë komuna.//lk

XS
SM
MD
LG