Lidhje

Maqedoni: Vëzhguesit e OSBE-së vlerësojnë pozitivisht zgjedhjet


Rezultatet gati përfundimtare të zgjedhjeve në Maqedoni tregojnë se konservatori Gjorgje Ivanov do të jetë në balotazh muajin e ardhshëm me socialdemokratin Ljubomir Frçkovski.

Me më shumë se 94 përqind të votave të numëruara, profesori i drejtësisë Ivanov ka marrë 35 përqind të votave ndërsa rivali i tij vetëm 20 përqind. Balotazhi do të zhvillohet më 5 prill.

Vëzhguesit e OSBE-së vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve. Ato ishin në kontrast të thellë me zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Maqedonasit votuan dje edhe për zgjedhjet vendore, që shihen si kritike për antarësimin e vendit në Nato dhe BE.

Dëbora e madhe në perëndim të vendit bëri që të mbylleshin disa qendra votimi por autoritetet thanë se kjo preku më pak se 1 përqind të elektoratit. Votimi në këto qendra pritet të zhvillohet më 5 prill. //iç//

XS
SM
MD
LG