Lidhje

Maqedonia përgatitet për balotazh me datën 5 prill


Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, dy partitë kryesore, kandidatët e të cilave do të përballen në balotazh me datën 5 prill, janë vënë në lëvizje për të tërhequr sa më shumë votues. Edhe pse partitë shqiptare ende nuk kanë marrë vendime nëse do të bëjnë thirrje për ta mbështetur njërin nga kandidatët maqedonas për president të vendit, pritjet janë që gjatë këtij raundi të ketë një bashkëpunim midis dy partive të koalicionit qeveritar VMRO DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Komuniteti ndërkombëtar kërkon që të mos përsëriten parregullsitë dhe të metat të cilat u vërejtën më 22 mars.

XS
SM
MD
LG