Lidhje

Strauss-Khan: Kriza kërcënon të zhysë miliona njerëz në varfëri


Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se bota është në një krizë ekonomike të vështirë që kërcënon të zhysë miliona njerëz përsëri në varfëri.

Drejtori Menaxhues i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn paralajmëroi dje se vendet në zhvillim përballen me një rritje dramatike të papunësisë e cila mund të çojë në trazira sociale dhe madje luftë.

Ai i bëri komentet në Gjenevë gjatë takimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, një agjenci e OKB-së që përfaqëson sindikatat, punonjësit dhe qeveritë.

Zoti Strauss-Kahn tha se industria financiare globale duhet të riparohet si pjesë e përpjekjeve për daljen nga kriza. Shefi i FMN-së tha gjithashtu se disa qeveri kanë mundësi për të miratuar masa të mëtejshme stimulimi financiar si shpenzime apo shkurtime taksash për të nxitur ekonominë.

FMN-ja u ka bërë thirrje qeverive të miratojnë buxhete stimulimi të barabarta në përmasa me 2 përqind të GDP-së botërore.

Zoti Strauss-Kahn tha se deri tani këto buxhete stimuluese kapin vetëm 1.6 deri në 1.7 përqind të GDP-së globale. //ii

XS
SM
MD
LG