Lidhje

Topolanek kritikon planet ekonomike të presidentit Obama


Udhëheqësi i Republikës Çeke që shërben si presidenti i Bashkimit Evropian kritikoi planet për rimëkëmbjen ekonomike të presidentit amerikan Barak Obama si një “rrugë drejt ferrit.”

Kryeministri çek Mirek Topolanek tha se Shtetet e bashkuara do të duhet të marrin hua kaq shumë para për planin e tyre stimulues dhe shpëtimin e bankave saqë rrjedha e fondeve në tregjet financiare do të vihet në rrezik.

Në një fjalim në Parlamentin evropian në Strasburg sot, zoti Topolanek akuzoi gjithashtu administratën Obama për protektonizëm për përfshirjen e politikave për blerjen e produkteve amerikane në paketën stimuluese.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka patur sukses në të kaluarën duke refuzuar të ndjekë masa të tilla.

Presidenti Obama u ka bërë thirrje të gjitha ekonomive kryesore të pasojnë politikat e tij duke nxitur shpenzimet qeveritare në përpjekje për të shpejtuar mëkëmbjen ekonomike. //bsa//

XS
SM
MD
LG