Lidhje

Netanjahu: Qeveria izraelite, një partner i paqes me palestinezët


Në Izrael, Benjamin Netanyahu, i ngarkuar me detyrën e kryeministrit tha se do të paraqesë qeverinë e tij në parlament javën e ardhshme dhe premtoi se ajo do të jetë një partnere për paqen me palestinezët.

Zyrtarët palestinezë përshëndetën me rezerva angazhimin e zotit Netanyahu për të rifilluar bisedimet e paqes por shtuan se veprimet e tij do të jenë më të rëndësishme sesa fjalët.

Negociatori palestinez Saeb Erekat tha se qeveria e Izraelit duhet të ndalë akvititetet e ndërtimeve në Bregun Perendimor dhe të angazhohet për zgjidhjen e dy shteteve për të qënë një partnere e vërtetë paqeje.

Zoti Netanjahu tha sot në Jeruzalem se qeveria e tij do të jetë një partnere për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e shpejtë të ekonomisë palestineze. Komentet e tij bëhen një ditë pasi partia e moderuar laburiste votoi për tu bashkuar në koalicionin e tij qeveritar pas një debati të zjarrtë.//rd//


XS
SM
MD
LG