Lidhje

Shesh në Gjakovë me emrin e ish anëtarit të kongresit Tom Lantos


Autoritetet në komunën e Gjakovës i dhanë të mërkurën një sheshi të këtij qyteti emrin e ish anëtarit të kongresit amerikan Tom Lantos, në shenjë nderimi për rolin e tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në një akademi solemne në këtë qytet u tha se Tom Lantos ishte mbështetës i madh i çështjes së Kosovës gjatë viteve më të vështira të saj.

Aty u përkujtua edhe vizita e tij në Gjakovë në maj të vitit 1990, kur ai së bashku me ish ligjvënësin Xhozef DioGuardi ishin ndër të parët zyrtarë amerikan që vizituan në atë kohë Kosovën. Ajo vizitë, u tha në akademi, nxiti shpresa të mëdha tek qytetarët e Kosovës.

Tom Lantos, i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur në kongresin amerikan, vdiq në moshën 80-vjeçare, pesë ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovë të cilën ai e kishte mbështetur fuqishëm shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që ka sot në skenën ndërkombëtare.

Si bashkëthemelues i grupit te Kongresit për te drejtat e njeriut qe nga viti 1983, Tom Lantos mbështeti ndihmën për ish vendet komuniste te Evropës Lindore dhe te ish Bashkimit Sovjetik. Ai ishte nje kritik i hapur i shkeljeve të të drejtave te njeriut në botë edhe kur përfaqësonte zërin e një pakice të vogël ne Kongres. //bsa//

XS
SM
MD
LG