Lidhje

Raportet e fundit për shitjet dhe kreditë e shtëpive tregojnë përmirësim të ekonomisë amerikane


Disa raporte të publikuara të mërkurën mbi shitjet e shtëpive, aplikimet për kredi shtëpish si dhe porositë nga fabrikat japin shenja që ekonomia amerikane po përmirësohet.

Departamenti i Tregëtisë thotë se porositë për mallra të kushtueshme, për ato kategori mallrash që kanë një jetëgjatësi prej të paktën tre vjetësh, shënuan një rritje prej 3,4 përqindësh në muajin shkurt, pas muaj të tërë rëniesh.

Një raport tjetër tregon se kërkesat për kredi shtëpish u rritën me 32 përqind javën e kaluar. Kjo është java e tretë me radhë që kërkesat për kredi apo rifinancime shtëpish rriten.

Interesat e kredive ranë në një nivel rekord javën e kaluar, duke bërë që shumë pronarë shtëpish apo blerës të hyjnë në treg.

Kjo prirje ka filluar të shfaqet në shitjet e shtëpive të reja të cilat u rritën me 4,7 përqind gjatë muajit shkurt. //bsa//

XS
SM
MD
LG