Lidhje

Sekretarja  e Shtetit Klinton vazhdon vizitën në Meksikë


Sekretarja amerikane Shtetit Hillari Klinton vazhdon edhe sot vizitën në Meksikë, ku sot po viziton qytetin industrial të Montrrey-it.

Zonja Klinton tha dje se Washingtoni do ta mbështesë Meksikën në luftën kundër karteleve të drogës dhe se SHBA ndajnë përgjegjësinë për dhunën që la lidhje me drogën, për shkak të asaj që ajo e quajti kërkesë “e pangopur” për droga të paligjshme.

Sekretarja Klinton i bëri këto komente dje në qytetin e Meksikos, ku ajo u takua me Presidentin Felipe Kalderon, me të cilin zhvilloi bisedime të nivelit të lartë, lidhur me mënyrën se si duhet të luftohen kartelet e fuqishme të drogës në Meksikë, si dhe kundër rritjes së madhe të dhunës në kufirin e përbashkët.

Zonja Klinton po ashtu bisedoi me Sekretaren e Jashtme meksikane Patricia Espinoza. Ndërsa u nis për në kryeqytetin meksikan, sekretarja Klinton tha se rreth 30 vejt përpjekje për të pakësuar kërkesën për drogë, kanë dështuar, përfshi edhe zbatimin e ligjit dhe përpjekjet kundër varësinë pas drogës.

Ajo tha se kërkesa e SHBA-së për drogë dhe armët e kontrabanduara nga SHBA po nxisin luftrat e Meksikës për drogën. Zonja Klinton mbërriti në Meksisë një ditë pasi administrata Obama bëri të njohu një plan për luftën kundër drogës së paligjshme, parave dhe armëve kontrabandë në kufirin SHBA-Meksikë.//lk


XS
SM
MD
LG