Lidhje

Kina: Raporti amerikan për ushtrinë, shtrembëron faktet



Kina po i bën thirrje qeverisë amerikane të ndalë publikimin e një raporti vjetor mbi ushtrinë kineze, duke thënë se botimi i fundit është i pabazë dhe ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Kin Gang u tha gazetarëve sot në Pekin se raporti vazhdon të theksojë atë që ai e quajti nocion të gabuar të kërcënimit ushtarak të Kinës. Ai paralajmëroi se në se Shtetet e Bashkuara nuk ndalin publikimin e raportit, kjo do të dëmtonte më tej marrëdhëniet ushtarake SHBA-Kinë.

Një çështje specifike që ngre raporti ishte grumbullimi i raketave të drejtuara nga Tajvani.

Zëdhënësi ritheksoi se Taivani është çështja më delikate në marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe i bëri thirrje Uashingtonit të ndërmarrë hapa pozitive për të mbështetur zhvillimet paqësore në lidhjet mes Tajvanit dhe Kinës.

Kina pezulloi kontaktet ushtarake me Shtetet e Bashkuara në tetor për të protestuar shitjet e armëve Tajvanit.//rd//

XS
SM
MD
LG