Lidhje

Administrata Obama kërkon shtim kompetencash për mbikqyrjen e sistemit financiar



Administrata e presidentit Obama po kërkon shtimin e kompetencave për mbikqyrjen e firmave të mëdha financiare, kontrollin e nivelit të rrezikut që ata mund të ndërmarrin dhe krijimin e një forme të rregullt për të marrë nën kontroll kompanitë nëse ato përbëjnë rrezik për sistemin financiar.

Ndryshimet kërkojnë miratimin e kongresit, dhe Sekretari i Thesarit Timoti Gaitner dha sot hollësi mbi këto propozime gjatë një seance të Kongresit.

Qeveria tashmë e ka autoritetin të marrë nën kontroll bankat që dështojnë, të eliminojë huatë problematike, dhe të caktojë drejtues të rinj.

Propozimet e reja do të bënin të mundur që qeveria të përdorte një proces të ngjashëm edhe me institucionet financiare jobankare, si për shembull me kompaninë e madhe të sigurimeve, AIG.

Planet kërkojnë kontroll më të rreptë ndaj firmave të tjera të mëdha financiare për të cilat nuk ka pasur rregulla shumë të forta në të kaluarën.//rd//


XS
SM
MD
LG