Lidhje

Shqipëri - Miratohet paketa e ligjeve për anëtarësim në NATO


Seanca e sotme e parlamentit u zhvillua në një sfond krejtësisht të veçantë ku binin në sy ngjyrat e simbolet e Natos.

Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha tha se vendi po arkivon dhimbjet dhe peripecitë që kanë shoqëruar historinë e gjatë të kombit shqiptar:

"Sot në këtë parlament ne votojmë aktin më historik, më solemn, më të rëndësishëm të të gjithë historisë sonë kombëtare pas shpalljes së Pavarësisë. Sot ne me votën tonë, firmosim fundin e tranzicionit të Shqipërisë, firmosin çeljen e një epoke të re për këtë vend, epokë në të cilën shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen e tyre të lirë përjete."

Kryeministri falenderoi të gjithë ata që në këto vite siç u shpreh ai kanë kontribuar që vendi të arrijë në një ditë si kjo. Ai ju drejtua me një mirënjohje të vecantë të gjithë miqve të Shqipërisë që e kanë mbështetur atë duke veçuar përkrahjen e Shteteve të Bashkuara.

"Unë ndodhem këtu për tu zotuar solemnisht se do bëj cdo përpjekje që këtë besim të madh të paprecedent ta shndërrojë në vera të mëdha, ta shndërroj në konsolidimi e demoktracisë në Shqipëri, ta shndërroj në aftësinë e saj për të qëndruar krahj për krah vendeve aleate në të katër anët e planetit ku të jetë e nevojshme për ruajtjen e paqe dhe stabilitetit".

Edhe kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj theksoi se Shqipëria po jeton një moment të madh, duke theksuar se ajo që coi deri këtu është një kontribut i përbashkët i gjithë shopqërisë shqiptare dhe i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë:

"Si përfaqësues të Partisë Socialiste në Parlament, ne jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë në këtë proces. Për herë të parë në Shqipëri, një opozitë bëhet kontributore direkte e procesit. Kjo qasje e re e një opozite të orientuar nga interesat e vendit, të një opozite jo refuzuese, por ofruese, madje udhëheqëse e proceseve për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi, përveç një rekordi pozitiv për anëtarësimin, krijoi një klimë të re politike në Parlament dhe përgjithësisht në vend, të vlerësuar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë".

Zonja Leskaj theksoi se anëtarësimi në Nato është një sfidë dhe përgjegjësi më e madhe duke i kujtuar qeverisë se duhet të plotësojë në radhë të parë angazhimin për zgjedhje të lira e të ndershme.

"Ne jemi të bindur se anëtarësimi në NATO, ashtu si dhe ai në BE, është një mundësi e jashtëzakonshme por edhe një sfidë e përgjegjësi e madhe për vendin. Zgjedhjet e ardhshme të 28 Qershorit, që vijnë menjëherë pas Samitit të Strasburgut, janë prova e parë e seriozitetit. Për shkak të situatës së krijuar me pregatitjet për zgjedhje, më duhet të them se ky parlament duke filluar nga e hëna e ardhshme, duhet të përballet me kërkesën e opozitës për letërnjoftimet, në rast të kundërt opozita do të përshkallëzojë kundërshtinë e saj."

Megjithatë momenti i vecantë nuk linte hapësira për polemika. Të gjithë deputetët më pas u bashkuan për një foto në hyrje të parlamentit.

Në Shqipëri parlamenti në një seancë të veçantë miratoi të enjten të gjithë paketën e ligjeve për anëtarësimin në Nato, vetëm pak ditë para zyrtarizimit të këtij akti në takimin e nivelit të lartë të aleancës i cili do të mbahet në Strasburg. Paketa e ligjeve mori mbështetjen e të gjithë deputetëve në sallë.

Në fjalën e tij kryemnistri Sali Berisha e cilësoi anëtarësimin në Nato momentin më të rëndësishëm në historinë e vendit të tij pas shpalljes së pavarësisë. Ai tha se Shqipëria duke lënë pas dhimbjet dhe peripecitë që shoqëruan historinë e gjatë të kombit shqiptar, tashmë mbyll epokën e tranzicionit dhe hap një epokë të re në të cilën shqiptarët ndërtojnë të sigurt të ardhmen e tyre.

Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në arritjen e kësaj dite dhe falenderoi të gjithë miqtë e Shqipërisë e në veçanti Shtetet e Bashkuara. Edhe opozita e cilësoi një moment të madh anëtarësimin në Nato, duke vënë në pah kontributin që ajo ka dhënë në këtë proces.

Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, tha se tashmë përpara vendit dalin sfida dhe përgjegjësi të reja, duke i kujtuar me këtë rast qeverisë se duhet të plotësojë në radhë të parë angazhimin për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ajo paralajmëroi se që prej javës së ardhshme opozita do të përshkallëzojë kundërshtitë e saj, nëse nuk merret parasysh propozimi i saj për procesin e pajisjes me letërnjoftime të qytetarëve shqiptarë. //bsa//

XS
SM
MD
LG