Lidhje

Shqipëri - Linjë e hapur telefonike për ndihmë ndaj fëmijëve

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri UNICEF-i dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve prezantuan të premten programin për vënien në funksion të një linje telefonike kombëtare në shërbim të fëmijëve, për këshillimin dhe dhënien e ndihmës në raste emergjente.

Linja 116 do të jetë e hapur 24 orë dhe do të mund të thirret edhe nga telefonat celularë. Ajo parashikohet të nisë nga funksionimi më 1 qershorin e ardhshëm.

Ajo u vu në dispozicion nga autoriteti i Komunikimeve elektronike duke e harmonizuar atë me numrin e telefonit europian. Ky do të jetë shërbimi i parë kombëtar falas për fëmijët të cilët mund ta përdorin atë për të marrë këshilla ose për të kërkuar ndihmë kur ata ndjehen të kërcënuar ndaj cdo lloj forme keqtrajtimi.

Në Shqipëri sipas një studimi të Unicef, i realizuar përmes intervistimit të vetë fëmijëve, dhuna në famije është në nivelet e 50 përqind, afër 45 ajo në shkolla dhe mbi 30 përqind dhuna mes vetë fëmijëve.

Njëra nga linjat do të jetë e dedikuar për fëmijët e humbur, e cila mund të përdoret edhe nga prindërit për të denoncuar raste të tilla pasi menjëherë operatorët do të njoftojnë zyrat më të afërta të policisë. //bsa//

XS
SM
MD
LG