Lidhje

Gjykata e Hagës dënon Jokiç për mosdhënie të dëshmisë


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës dënoi një ish oficer të ushtrisë së serbëve të Bosnjes nën akuzat se refuzoi të dëshmonte kundër një ish komandanti në një çështje që përfshinte masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Ish Jugosllavi dënoi sot Dragan Jokiç me katër muaj burg. Ai po kryen ndërkohë një dënim prej nëntë vjetësh burg për krime lufte.

Në vitin 2005 gjykata dënoi Jokiç për ndihmën dhe mbështetjen në vrasjen dhe persekutimin e myslimanëve boshnjak pas marrjes së Srebrenicës nga forcat serbe, që ishte shkallur zonë e Kombeve të Bashkuara në atë kohë.

Hetuesit thanë se në gjykimin e ri, Jokiç refuzoi të dëshmonte në gjykimin e shtatë serbëve të tjerë të akuzuar për gjenocidin në Srebrenicë.

Forcat serbe morën Srebrenicën në vitin 1995 dhe ekzekutuan rreth 8 mijë burra dhe gra myslimanë.

Masakra konsiderohet si krimi në i rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. //bsa//

XS
SM
MD
LG