Lidhje

Mendime të ekonomistëve për kohëzgjatjen e recesionit 

  • Beri Ud
  • Uashington

Investitori legjendar Xhorxh Sorros tha dje se çmimet në tregun e pasurive të patundshme komerciale do të bien me 30 për qind, një zhvillim që sipas tij, tregon se kriza financiare po vazhdon. Korrepondenti i Zërit të Amerikës Barry Wood përgatiti kronikën në vazhdim:

Zoti Sorros tha në një forum në Uashington se është e paevitueshme, që çmimet e pronave komerciale në SHBA do të pësojnë një rënie të menjëhershme. Investitori 78-vjeçar tha se rënia e çmimit do të ndodhë së shpejti. Ekspertë të tjerë, mes tyre edhe Kristofer Uejlen, janë të një mendimi dhe thonë se kërkesa për prona komerciale po bie menjëherë, ndërsa rritja artificiale e ndërtimeve ka krijuar një bilanc pozitiv tepër të madh.

Në një tjetër zhvillim, kryeekonomisti i kompanisë “Normura Securities”, Riçard Ku, thotë se çmimet e shtëpive duhet të bien edhe 20 prë qind të tjera, në mënyrë që ta kthejnë çmimin e qirave dhe të blerjes së shtëpive në nivelin normal.

Çmimi i shtëpive ka rënë mesatarsiht me 20 përqind gjatë dy viteve të fundit. Zoti Ku beson se nxitimi për të paguar borxhin e shkaktuar gjatë viteve të lulëzimit ekonomik po frenon shpenzimet e konsumatorëve, duke bërë të sigurtë, që ekonomia amerikane të mbetet në gjendjen e recesionit për të paktën një vit tjetër.

Kevin Rud, kryeministri australian, tha dje në një tjetër forum në Washington, se 20 vendet, udhëheqësit e të cilëve do të mbajnë një takim urgjent javën e ardhshme në Angli, kanë premtuar tashmë një paketë stimujsh fiskalë, për të cilën ai beson se do t’i përmirësojë pasojat e recesionit global.

"Kjo paketë është shumë e madhe. Siç thotë FMN-ja, në se nuk do të ishin marrë mase,gjatë muajve të fundit, do të kishim 20 milionë më tepër të papunë. Kjo është domethënëse dhe e pashembullt, një veprim makroekonomik i koordinuar mes të gjitha ekonomive më të mëdha të botës," - tha ai.

Zoti Rud do të marrë pjesë në takimin e 20-ëshes në Londër. Duke folur në Institutin Petersen, ai tha se takimi duhet të përqëndrohet tek riparimi i sektorit financiar.

Zoti Rud tha se Kinës dhe ekonomive të tjera në zhvillim është e nevojshe t’u dëgjohet më tepër zëri në FMN. Aktualisht, votat e Kinës në organizatën financiare botërore janë të njëjta me Holandën dhe Belgjikën.//lk

XS
SM
MD
LG