Lidhje

Rama: Aleanca pas zgjedhore vetëm me aleatët e tanishëm


Në Shqipëri, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, la të kuptohej se ai nuk do të preferonte një koalicion post zgjedhor me partinë e zotit Ilir Meta, i kushtëzuar nga votat për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në emisionin "Top Story" në "Top Chanel", zoti Rama tha mbrëmë, se ai synon të arrijë krijimin e shumicës, vetëm me aleatët akualë.

Deklarata e tij erdhi pas pyetjeve lidhur me komentet e pak ditëve më parë të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili u shpreh i gatshëm për një koalicion post zgjedhor me socialistët.//lk

XS
SM
MD
LG