Lidhje

Pakistan: Një vetëvrasës shkakton 48 të vrarë dhe 70 të plagosur


Zyrtarë pakistanezë thonë se një vetëvrasës goditi dhe shkatërroi një xhami plot njerëz, duke shkaktuar të paktën 48 të vrarë dhe rreth 70 të plagosur.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pakistanezët po nxjerrin trupat nga rrënojat e xhamisë në qytetin Jamrud, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët pakistanezë thonë se sulmi u krye ndërkohë që xhamia ishte plot me njerëz për lutjet e së premtes.

Ky sulm është më i fundit që godet rajonin veriperëndimor Khyber të Pakistanit, ku al Kaida dhe ekstremistët talebanë janë aktivë.

Rrugët e këtij rajoni janë pjesë një sistemi të rëndësishëm transporti, që përdoret nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja për të mbështetur trupat në Afganistan.

Ekstremistët në këtë zonë kanë kryer një numër sulmesh gjatë muajve të fundit me qëllim që të ndalojnë furnizimin e trupave. Ata kanë shkatërruar gjithashtu disa depo furnizimi në Pakistanin veriperëndimor. (ze)

XS
SM
MD
LG