Lidhje

SHBA : Shtohet numri i martesave në Internet


Po të pyesësh një çift amerikan që feston 10 vjetorin e martesës apo më shumë sesi janë njohur, ka të ngjarë të thonë në punë, në shkollë ose përmes shoqërisë. Por po t'ia bësh të njëjtën pyetje një çifti amerikan që është martuar dy tre vjet më parë mund të marrësh një përgjigje ndryshe.


Matt Bromeland dhe Helen McClure janë martuar në nëntor të 2007ës. Ata u njohën përmes internetit në shkurt të vitit 2005.

"Mësova më shumë për të në pak minuta sesa do të mund të dija për këdo që do të takoja në dyqan apo që do të mundohej të më lidhte halla me mblesëri". - thotë Matt

Para se të takonte Mattin, Helen thotë se prindërit e saj ishin disi të shqetësuar.

"Kishin dëgjuar kaq shumë për histori të rrezikshme të njohjeve në internet. Ne në fakt u takuam në një vend mjaft publik." - thotë ajo

Një numër në rritje i çifteve thonë se janë njohur përmes internetit.

Claire Schuster dhe Haroot Hakapian u njohën në nëntor të 2004 dhe u martuan më pak se një vit më pas.

"Mendoj se njohja përmes internetit është bërë shumë me e zakonshme tani sesa në kohën tonë". - thotë ajo

Claire ka të drejtë. Sipas një ankete kohët e fundit më shumë se 10 mijë njerëz janë martuar në vitit 2006 apo 2007 – numri më i madh – më shumë se 19 përqind e çifteve. Ka shumë faqe interneti që ofrojnë shërbime të tilla. Disa janë thjesht me biografi ndërsa të tjerat të japin opsionet e njerëzve që të përshtaten më shumë.

Ashtu si Matt dhe Helen, Claire dhe Haroot u njohën në faqen eHarmony pasi iu përgjithën një ankete me 250 pyetje.

Shumë njerëz kërkojnë dashurinë në internet. Faqet eHarmony dhe Match.com njoftojnë se abonimi në to është shtuar pavarësisht situatës ekonomike. //mm//
XS
SM
MD
LG