Lidhje

Rekomandime të drejtorit të FMN-s para takimit të G-20


Drejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se rregullimi i sistemit financiar duhet të jetë çështja kryesore në bisedimet e ardhshme të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha të botës.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Paris, Dominik Straus-Kahn tha se vendosja e parave vetëm në planet për stimulimin ekonomik nuk do të sjellë rezultate pa eliminuar kreditë e këqia të cilat kanë pllakosur financat globale.

Strauss-Kahn nënvizoi se qeverive ndoshta do tu duhet të shpenzojnë më shumë për planet e stimulimit fiskal në se ekonomia e botës nuk përmirësohet.

FMN-ja i ka bërë thirrje vendeve të G-20-s të shpenzojnë deri në dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto në përpjekjet e stimulimit gjatë dy viteve të ardhshme.//ap.

XS
SM
MD
LG