Lidhje

Obama niset të martën për vizitën e tij të parë zyrtare në Europë

  • Paula Ulfson

Zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë thonë se presidenti amerikan Barak Obama shkon këtë javë në Europë, ku do të përfaqësojë SHBA në takimin e ekonomisë globale në Londër për të dëgjuar kolegët evropianë dhe jo për të diktuar. Zoti Obama niset të martën për vizitën e tij të parë zyrtare në Evropë, ku do të takohet me udhëheqësit kryesorë botërorë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Paula Wolfson, njofton se edhe pse zoti Obama gëzon popullaritet mes publikut europian, ai do të ballafaqohet me bisedime të vështira me disa nga udhëheqësit europianë.

Ndërsa Barak Obama përgatitet për vizitën e tij të parë jashtë vendit si president, dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës mbi çështjet kryesore kanë filluar të dalin në pah.

Ekonomia globale dhe Afganistani ka mundësi të dominojnë në shumicën e diskutimeve të tij jashtë vendit. Edhe pse ka një koncensus ndërkombëtar për nevojën për trajtimin e këtyre dy çështjeve, egzistojnë një sërë këndvështrimesh rreth mënyrës se si të veprohet.

Në Londër zoti Obama do t’i përfaqësojë Shtetet e Bashkuara për herë të parë në skenën botërore kur ai të takohet me udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara dhe atyre në zhvillim, apo G-20.

Disa vende kanë fajësuar mungesën e rregullatorëve në tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara për fillimin e krizës ekonomike globale. Dhe disa vende të tjera me buxhete të ngjeshura kanë shumë pak interesim në politikat e shpenzimeve masive qeveritare të cilat zoti Obama po i përkrah si formë e stimulimit ekonomik.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë këmbëngulin se presidenti nuk ka dëshirë t’u diktojë plane të shpenzimeve vendeve të tjera.

Majkell Froman është zëvendës-këshilltari i presidentit për çështje të sigurisë kombëtare dhe ekonomisë ndërkombëtare. Ai thotë:

“Unë mendoj se është e rëndësishme që egziston një marrëveshje në përgjithësi që ishte reflektuar në deklaratën e ministrave të financave javë më parë, për të bërë çka do që të jetë e nevojshme për rikthimin e rritjes ekonomike”

Gjatë qëndrimit në Londër, zoti Obama do të takohet për herë të parë dhe veçmas me udhëheqësit nga Kina, Rusia, Korea e Jugut, Arabia Saudite dhe India.

Një ditë pas përfundimit të samitit, zoti Obama do t’i bashkohet udhëqësve të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s, në një vend në afërsi të kufirit mes Gjermanisë dhe Francës, për të festuar përvjetorin e 60 e aleances trans-altantike.

Ai shkon para samitit të NATO-s me një strategji të re për Afganistanin dhe Pakistanin.

Gjatë një interviste të transmetuar dje në programin televiziv “Face the Nation” të CBS-it, presidenti tha se rreziku është shumë i madh.

“Ne kemi vërejtur përkeqësime gjatë viteve të fundit dhe në se ne nuk merremi me këtë çëshje tani, do të ballafaqohemi me më shumë probleme.”

Ndërsa presidenti Obama gëzon përkrahje të madhe në Europë, nuk ekziston prespektiva që vendet evropaine të dërgojnë trupa shtesë të NATO-s në Afganistan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, thotë se ai nuk ka hequr dorë nga dërgimi i më shumë trupave luftarake të aleatëve, duke thënë se disa vende të NATO-s mund të janë të gatshme të dërgojnë më shumë trupa për të ndihmuar gjatë zgjedhjeve të ardhshme, të cilat do të mbahen në muajin gusht.

Por gjatë një paraqitjeje në programin televiziv “Fox News Sunday”, zoti Gates nënvizoi se atje nevojiten më shumë trupa civile.

“Unë mendoj se ajo që ne jemi shumë të interesuar është një ndihmë civile më afatgjate nga partnerët dhe aleatët tanë si ekspertë të bujqësise dhe financave dhe politikave qeveritare e kështu me radhë, në mënyrë që të na ndihmojnë në përmirësimin e situatës brenda Afganistanit.”

Pas samitit të NATO-s, presidenti Obama do të udhëtoje për në Republikën Çeke, ku ai do të mbajë një fjalim mbi shtimin e armëve bërthamore dhe do të flasë për marrëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Europian.

Së fundi ai do të shkojë në Turqi - vendi i parë me popullsi myslimanë i cili mirëpret presidentin e ri të Shtetet e Bashkuara.

U tha fillimisht, se gjatë vizitës në Stamboll, zoti Obama do të mund të mbante një prezantim mbi marrëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me botën myslimane. Por, presidenti Obama do të fillojë një dialog me të rinjtë e rajonit. Ndihmësit e tij thonë se ai do të marrë pjesë në një seancë me pyetje dhe përgjigje, e cila pjesërisht do të zhvillohet përmes Internetit.//ap.

XS
SM
MD
LG