Lidhje

Albumi i ri i këngëtares Colbie Caillat


Kolbi Kalej është një nga muzikantet e reja tashmë popullore në Internet, e cila e ka nisur karrierën e saj pa mbështetje të madhe nga studiot e regjistrimit të muzikës. Ajo ishte ditët e fundit në studiot e Zërit të Amerikës gjatë një turi në Uashington ku foli për fillimet e karrierës së saj.

Artistja Kolbie Kaillat ka një faqe mjaft popullore në internet , me këngën “Bubbly” si dhe fillimin e karrierës së saj.

“ Faqja ime në internet ishte nismëtarja e karrierës sime sepse unë publikova këngën time atje dhe adhuruesit e mi, e shtuan këngën time në faqet e tyre. Më pas arrita të kem një marrëveshje për regjistrimin e këngëve të mija”.

Kjo kontratë regjistrimi hapi rrugën e krijimit të Cd ”Coco”, titull I cili erdhi nga emir I shkurtër që përdoret zakonisht për të. Kolbi flet për influencat e saj muzikore.

“ Kur shkrova këngën time të pare, isha unë dhe kitarra ime, dhe mësova fillimisht katër kordat.Pra kënga ime e parë ishte si këngë folk, me kitarë akustike. Por kur nisa të merrem më shume me muzikë, kur u takova dhe me producentin tim dhe nisëm regjistrimin e albumit, aftësit e mia u përmirësuan. Më pëlqen souli. Më pëlqen R&B, muzika rege, rroku klasik, pra gjithçka. Është një lloj muzike gjithëpërfshirëse, sepse interpretohet në radio. Është një lloj përzierje e të gjitha rrymave, dhe është ekzaktësisht stili im”.

Ideja se muzika mund të jetë profesion nuk është e huaj për familjen e Kolbit. Babai I saj, është regjistrues dhe inxhinier regjistrimi mjaft I sukseshëm. Ai ka punuar në disa prej albumeve më të suksesshme të të gjitha kohërave.

“Ai ka prodhuar albumet “Rumors” dhe “Tusk” etj. Ai ka punuar me Bob Marley, Joni Mitch, Pink Floyd, Elvis Presley. Pra ai ka punuar me mjaft emra , dhe ndër më të sukseshmit, ka rezultuar bashkëpunimi me Fleetwood Mac”.

Kolbie thotë se I ati I ka dhënë këshillat më të mira të profesionit të tij.

“ Ai më këshilli të krijoja dhe muzikë, sepse unë thjesht doja të isha këngëtare. Unë doja dikur të ndërprisja mësimet e pianos, dhe nuk isha e dhënë vërtetë drejt muzikës. As e mendoja që mund të bëhessha krijues muzike. Por është vërtetë e rëndësishme që të jesh e aftë të këndosh krijimet e tua. Unë mësova si t’a arrija këtë, dhe jam vërtet e kënaqur që ai foli me mua rreth krijimeve muzikore”.

Suksesi I Cd s parë, I hapi rrugën drejt mundësive të tjera, si një paraqitje në tapetin e kuq në çmimet Gremi, apo në videon e saj të pare muzikore. Kobi thotë se aktori I cili është në videoklipin e saj nuk është I panjohur.

“ Ai është një nga miqtë e mi që nga shkolla e mesme. Ai është model dhe aktor dhe kur na duhej të zgjidhnim një djalë për videoklipin tim, mendova se pse mos të merrja një mikun tim në videoklip?Marrëdhënia mes nesh ishte e mirë dhe gjithashtu e ndihmoja dhe atë në karrierën e tij”.

Suksesi shpesh e vendos përpara përgjegjësë një artist, I cili do të hedhë CD e dytë në treg, pasi e para ka qenë e sukseshme. Kolbie është e entuziazmuar për këngët e reja që ka shkruar, dhe sjell të njëjtin optimizëm që shfaqet dhe tek “Coco”.

“Jam shumë entuziaste për albumin e dytë, mendoj se do të jetë shumë I mirë. Mendoj se gjithë stafi që u mor me këtë album ka dhënë më të mirën, dhe turi I ardhshëm do të jetë I mrekullueshëm.”//mm//

XS
SM
MD
LG