Lidhje

Zgjedhjet në Mal të Zi: Fitues kryeministri Gjukanoviç


Rezultatet jo zyrtare të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Mal të Zi tregonë se kalicioni pro-evropian, i udhëhequr nga Kryeministri i Milo Gjukanoviç ka siguruar fitoren.

Grupi i pavarur monitorues, Qendra për Malin e Zi, thotë se koalicioni qeverisës ka fituar pak më tepër se 50 përqind të votave dhe do të ketë mes 47 dhe 49 vendeve në parlamentin prej 81 vendesh.

Ky grup thotë se partia socialiste pro-serbe e opozitës doli në vend të dytë me rreth 16 përqind të votave.

Zoti Gjukanoviç thotë se zgjedhësit votuan për begatinë ekonomike dhe të ardhmen evropiane.
Monitoruesit e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian thonë se zgjedhjet i përmbushën pothuajse të gjitha standardet ndërkombëtare. Por ata thonë se procesi tregoi se është i nevojshëm zhvillimi i mëtejshëm demokratik dhe se duhen bërë përpjekje për vendosjen e besimit mes elektoratit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Gordon Duguid, tha se zgjedhjet janë një hap i mëtejshëm drejt plotësimit të aspiratave të Malit të Zi për t’u integruar në strukturat euro-atlantike. (ze)

XS
SM
MD
LG