Lidhje

SHBA: Gjallërimi i projekteve të ndërtimit nga plani stimulues


Anë e mbanë Amerikës kanë filluar projekte transporti. Kjo është vala e parë që filloi me fonde nga paketa stimuluese ekonomike e miratuar muajin që kaloi. Në Mizuri, punonjësit po zgjerojnë një autostradë dhe po ndertojnë një urë që zëvendëson këtë që është ndërtuar në vitin 1933. Një prej drejtuesve thotë se kjo valë do të ketë ndikim të menjëhershëm ekonomik.

Në Kolorado, zyrtarët e transportit thonë se kanë nevojë për para për të rregulluar infrastrukturën atje.

Shtete të tjera kanë filluar rregullimin e urave të vjetëra, shtrimin e rrugëve dhe zgjerimin e autostradave. Projektet janë pjesë e fondit 48 miliard dollarësh nga plani stimulues i presidentit Barak Obama. Pjesa dërrmuese po përdoret për autostradat, urat dhe rrugët. Ky është investimi më i madh në infrastrukturën amerikane që nga vitet 1950-të.

“Investimi në autostrada do të krijojë ose ruajë 150 mijë vende pune deri nga fundi i vitit tjetër me pjesën dërmuese në sektorin privat.”

Presidenti thotë se më shumë se 200 projekte autostradash kanë filluar që kur ai nënshkroi planin e riinvestimit dhe rimëkëmbjes në shkurt. Pjesë të fondit do të shkojnë për trasportin publik dhe rikonstruksionin e aeroporteve.

Shumë zyrtatë të shteteve thonë se paratë stimuluese po derdhen në kohën e duhur pasi shumë projekte ishin shtyrë ose pezulluar si rezultat i krizës ekonomike. Ekonomisti Robert Kutner thotë se projektet në infrastrukturë kanë filluar të ndikojnë në ekonomi.

“Nëse ndihmon shtetet apo qeveritë lokale që të mos shkurtojnë vende pune dhe të mos shtyjnë projektet...ky efekt ndjehet menjëherë.”

Departamenti i Transportit po përdor tetë miliard dollarë për të ndërtuar korridore të trenave të shpejtësisë së lartë për pasagjerë që do të lidhin shumë qytete kryesore. Zyrtarët thonë se trena të rinj dhe më të shpejtë, prej 322 kilometrash në orë, do të përmirësojnë transportin në autostrada dhe aeroporte.

Paketa stimuluese po ndihmon gjithashtu edhe hekurudhën kombëtare Amtrak me 1,3 miliard dollarë për rikonstruksionin e infrastrukturës dhe zgjerimin e kapacitetit të pasagjerëve.

“Ne i subvencionojmë autostradat dhe aeroportet më shumë sesa Amtrak-un. Ndaj le ta kemi të qartë se Amtraku nuk ka qënë i përfshirë dhe se e kemi lënë pas dore për shumë kohë”.

Zyrtarët e administratës së presidentit Obama thonë se paratë në transport jo vetëm që do të shtojnë vendet e punës në ndërtim por do të nxisin zhillimin pas përfundimit të projekteve. (ze)

XS
SM
MD
LG