Lidhje

Partia në pushtet e Turqisë fiton zgjedhjet, por humbet mbështetje


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdohan tha se rezultatet e zgjedhjeve të së djelës tregojnë një votbesimi për qeverinë e tij, por pranoi se partia e tij humbi mbështetje.

Media turke thotë se partia AKP e zotit Erdohan mori 39 për qind të votave nga 46 për qind në zgjedhjet e 2007-ës. Kryeministri tha sot se nuk është i kënaqur me këtë shifër.

Ekonomia ishte një nga çështjet kryesore me papunësinë në nivelin 13 përqind. Partia e moderuar Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdohan kërkoi votat e të varfërve gjatë fushatës duke shpenzuar fuqishëm në programet e asistencës sociale. Turqia vazhdon të jetë e goditur nga rënia ekonomike globale.

Autoritetet thanë se të paktën 7 veta humbën jetën në betejat mes grupeve politike rivale dje në zonat me shumicë kurde të vendit. (ze)

XS
SM
MD
LG