Lidhje

Tirana merr ftesën zyrtare për  anëtarësim në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer ftoi sot zyrtarisht Shqipërinë të bëhet anëtare e Aleancës. Zoti Scheffer e komunikoi ftesën me anë të një letre drejtuar ministrit të Jashtëm shqiptar Lulëzim Basha.

Letra e sekretarit të Përgjithshëm të Natos mbërriti pasi të gjitha vendet anëtare kanë dorëzuar pranë qeverisë amerikane ratifikimet e Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. Zoti Scheffer shkruan se është veçanërisht i nderuar ti komunikoj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ftesën për të aderuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut.

Zoti Scheffer saktëson se në përputhje me nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Shqipërisë do të bëhet Palë në këtë Traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë ministri i Jashtëm shqiptar Lulëzim Basha ka udhëzuar Ambasadorin e Shqipërisë në Uashington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të Aderimit të Shqipërisë në Nato, pranë Departamentit Shtetit. Ky akt, pritet do të kryhet nesër në një ceremoni të përbashkët të Ambasadorëve shqiptar dhe kroat në Uashington.
Në takimin e nivelit të lartë të Natos që do të mbahet në Strasburg në fund të kësaj jave Shqipëria dhe Kroacia do të ulen në tryezën e Aleancës si të barabartë me vendet e tjera anëtare.Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer ftoi sot zyrtarisht Shqipërinë të bëhet anëtare e Aleancës. Zoti Scheffer e komunikoi ftesën me anë të një letre drejtuar ministrit të Jashtëm shqiptar Lulëzim Basha.

XS
SM
MD
LG