Lidhje

Anketë e re opinioni, mbështetje për presidentin Obama


Një anketë e re tregon se shumica e amerikanëve miratojnë mënyrën sesi presidenti Barak Obama po e drejton ekonominë, por shifra të reja tregojnë se ajo është ende në vështirësi.

60 përqind e të anketuarve nga Washington-Post dhe ABC News thanë se mbështesin përqasjen e zotit Obama ndaj krizës ekonomike.

Por vetëm 64 përqind thanë se kishin besim se politikat e zotit Obama do të përmirësonin ekonominë, një rënie kjo nga mbështetja prej 72 përqindësh për të në janar.

Anketat tregojnë gjithashtu se amerikanët nuk fajësojnë administratën Obama për problemet e tanishme ekonomike. Shumica e të anketuarve fajësuan institucionet financiare për rrezikshmërinë e lartë, konsumatorët që morrën shumë hua dhe administratën Bush për regulloret e dobëta. (ze)

XS
SM
MD
LG