Lidhje

Shqipëri: Hyn në fuqi Marrëveshja e Asocim Stabilizimit me BE


Sot hyn në fuqi Marrëveshja e Asocim Stabilizimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, pas përmbylljes së procesit të ratifikimit të marrëveshjes nga vendet anëtare.

Marrëveshja, siç deklaron Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, është baza kontraktuale mes Tiranës dhe Brukselit si dhe motori kryesor i reformave në vend. Sipas saj, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, vendi do të ketë përfitime në disa aspekte veçanërisht në qarkullimin e lirë të mallrave por edhe të punëtorëve.

Qeveria shqiptare u angazhua sot të përmbushë te gjithe standardet e parashikuara nga Komisioni Evropian, për të çuar me tej integrimin e vendit në institucioneve europiane. Në Tiranë është ngjallur edhe një debat nëse është apo jo koha e duhur që Shqipëria të aplikojë për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian.

XS
SM
MD
LG