Lidhje

Protesta kundër takimit të G20-tës në Londër


Në Londër, demonstruesit që protestojnë kundër takimit të G-20ës, thyen xhamat e dritareve dhe hynë për disa minuta në ndërtesën e Bankës Mbretërore të Skocisë, tashmë e falimentuar, para se policia të ndërhynte dhe t’i nxirrte së andejmi.

Protestuesit u përpoqën gjithashtu të hynin edhe në Bankën e Anglisë. Mijëra demonstrues janë mbledhur në distriktin e biznesit të qytetit, për atë që organizatorët e quajnë “Dita e Gënjeshtrave të Financave”.

Autoritetet e përshkruajnë protestuesti si anarkistë dhe anti kapitalistë. (ze)

XS
SM
MD
LG