Lidhje

Londër: Mishel Obama viziton një qendër të pacientëve me kancer


Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara Mishel Obama bëri sot një vizitë në një qendër për kujdesin e pacientëve me kancer në Londër, ku së bashku me gruan e kryeministrit britanik Gordon Braun shënuan përvjetorin e parë të kësaj qendre.

Zonja e parë pati një pritje të ngrohtë në Qendrën Megi për Kujdesin ndaj Pacientëve me Kancer, ku ajo vizitoi pacientët ndërkohë që turmat jashtë qendrës brohorisnin “Obama, Obama.”

Itinerari i zonjës Obama gjatë takimit të 20-shes përfshin një takim me mbretëreshën Elizabetë dhe princ Filipin, si dhe me autoren e serisë së librave Heri Poter, Xhei Kei Rouling. Zonja e parë dhe autorja do të jenë së bashku gjatë një darke të udhëheqësve botërorë sonte.

Shtypi britanik po e vlerëson shumë zonjën Obama. Madje gazeta londineze “Evening Stadard” thuhet ta ketë quajtur atë “Mishela e fuqishme” dhe një grua e mirëpritur klasi në kryeqytetin britanik. (ze)

XS
SM
MD
LG