Lidhje

Pikëpamja e qeverisë së SHBA: Zgjedhjet në Maqedoni


Më 22 mars, në Maqedoni u votua për zgjedhjen e presidentit të vendit, i katërti pas pavarësisë nga Jugosllavia më 1991. Votimi ishte me rëndësi kritike për të ardhmen e këtij vendi ballkanik dhe riafirmon se Maqedonia qendron në rrugën e integrimit euro-atlantik, gjë që populli i saj e meriton.

Në kontrast me zgjedhjet e qershorit 2008, këto zgjedhje kaluan pa probleme, pa incidente dhune dhe u vlerësuan se i kishin plotësuar shumicën e standardeve ndërkombëtare. Kjo flet për aftësinë e Maqedonisë për të mbajtur zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente.

Shtetet e Bashkuara urojnë Maqedoninë dhe qytetarët e saj për raundin e parë të zgjedhjeve presidenc iale dhe lokale të 22 marsit, tha zëdhënësi i në detyrë i Departamentit amerikan të Shtetit Robert Wood:

"Populli i Maqedonisë meriton të lavdërohet për pjesmarrjen e lartë në votime megjithë borën e madhe. Vlerësimi i parë i ODIHR-it është se zgjedhjet plotësonin angazhimet dhe standardet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës për zgjedhjet demokratike. Ato u administruan mirë dhe nuk u shoqëruan me dhunën që errësoi zgjedhjet parlamentare të 2008-s."

Maqedonia është një vend shumetnik me një popullsi prej diçka më pak se 2 milion. Ajo është njëkohësisht ndër vendet më të varfra të Europës me nivel zyrtar papunësie prej 35 përqind. Anëtarësimi në institucionet euroatlantike si dhe në strukturat ekonomike globale është një përparësi e deklaruar e udhëheqjes së vendit dhe Maqedonia ka ndërmarrë një numër hapash pozitive për t’u kualifikuar. Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Bukuresht në prill 2008, aleatët ranë dakord t’i bëjnë Maqedonisë ftesën sapo të arrihet një zgjidhje për çështjen e emrit e pranueshme reciprokisht.

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë dhe autoriteteve të tjera përkatëse në Maqedoni të vazhdojnë përpjekjet këtë javë, në mënyrë që edhe raundi i dytë i zgjedhjeve të dielën më 5 prill të mbahet në kushte të sigurta, të lira dhe të ndershme.//ii

XS
SM
MD
LG