Lidhje

Teknologji të reja për të dëgjuar dhe shikuar


Flitet për një dhëmb të vënë në gojë i cili pranon sinjale raidiofonike dhe është arritja e fundit në marrjen e informacioneve. Dhëmbi i vënë mundëson përçimin e valëve radiofonike përmes përhapjes së vibracioneve nga dhëmbët në vesh dhe që mundëson përdoruesin që të degjojë informacione në çdo kohë pa e ditur njeri.

Shume njerëz patën rastin të testonin aftësitë e këtij dhëmbi në një pavion teknologjik në Britani. Ideja pas shpikjes së dhëmbit ishte që njerëzit të komunikojnë dhe marrin informacione në një mënyrë private dhe konfidenciale. Ky dhëmb vihet sikurse një mbushje e zakonshme dhe nuk ka efekte të tjera përveç dërgimit të zërit në vesh.

Ky burr nuk mund ta kalojë kurrë provimin për patentën e makinës. Por kur e kupton se është i verbër, fakti që ai po nget makinën është i pabesueshëm. Ai ka një paisje eksperimentale që e lejon atë të shikojë përmes një kompjuteri. Një pjesë e aparatit kontrollohet nga një kompjuter ndërsa pjesa e tjetër është venë tek truri i tij.

Kompjuteri përdor teknika për zbulimin e skajeve dhe thekson detajet e rendësishme dhe në të njëjtën kohë bllokon çrregullimet. Kompjueri që ndihmon për shikimin përdor pika drite që duken si copëza lëvizëse. Kjo teknologji është ende në fazat e para. Neurokirurgu Xhon Girving ka punuar në projekt për më shumë se 30 vjet.


Stimulimi elektrik ndihmon të verbërit duke zëvendësuar shqisat e humbura. Doktori që punon me persona që dalin vullnetarë beson se kjo teknologji është e thjeshtë dhe së shpejti do të japë rezultate. Një vullnetar ka provuar aparaturën për vetëm 8 orë si pjesë eksperimentuese. Për të, vizioni kompjuterik është i vetmi çlirim nga errëzira e plotë. Kjo i ofron shpresa që asnjëherë më parë nuk ka menduar.//kh//

XS
SM
MD
LG