Lidhje

SHBA: Tregu i punës bie, sektori i prodhimit përmirësohet


Shifrat e reja ekonomike sot tregojnë se tregu i punës në Shtetet e Bashkuara po përkeqësohet, ndërsa sektori i prodhimit është përmirësuar disi.

Numri i të papunëve që kërkojnë asistencë arriti në nivelin më të lartë në 26 vjetë javën e kaluar. Raporti i publikuar sot nga Departamenti i Punës tregon gjithashtu se numri i njerëzve që kërkojnë asistencë papunësie për më shumë se një javë arriti një rekord të ri - mbi 5 presje 7 milionë.

Ekspertët e qeverisë do të publikojnë një raport më të detajuar të tregut të punës nesër kur të njoftojë nivelin e papunësisë për muajin mars. Ekonomistët parashikojnë se niveli i papunësisë të arrijë në 8 presje 5 përqind, më i larti në më shumë se dy dekada. //kk//

XS
SM
MD
LG