Shqipëria do të marrë pjesë në takimin e nivelit
të lartë të Natos në Strasburg si një vend anëtar i Aleancës. Por për të
arritur deri këtu është dashur një periudhë e gjatë. Korrespondenti ynë Armand
Mero, i cili ndodhet në Strasburg për të ndjekur punimet e takimit të Natos, i
hedh një vështrim historisë së marrëdhënieve të Shqipërisë me Aleancën e
Atlantikut.