Lidhje

Obama: G20-shja duhet të arrijë konsensus në të mirë të ekonomisë


Udhëheqësit e 20 ekonomive kryesore të botës po takohen sot në Londër për të diskutuar zgjidhje për krizën globale ekonomike. Kryeministri britanik Gordon Braun i përshëndeti krerët e shteteve, kur mbërritën në takim sot.

Si zoti Braun edhe Presidenti amerikan Barak Obama kanë shprehur besimin se udhëheqësit e G-20 do të arrijnë një marrëveshje të fortë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kërkojnë shtimin e shpenzimeve qeveritare për të nxitur rritjen ekonomike, por Franca dhe Gjermania kanë shtuar presionin që vëmendja kryesore të përqendrohet në hartimin e rregulloreve më të forta financiare.

Zoti Obama nuk u kushtoi rëndësi mospajtimeve dhe tha se udhëheqësit e G-20 mund të dalin me një plan që i përmbush të dyja këto objektiva.

Pas takimit me kryeministrin britanik dje, zoti Obama tha se mes udhëheqësve të G-20 ka një konsensus të fortë se duhet të punojnë së bashku për ta ringjallur ekonominë. //ad//

XS
SM
MD
LG