Lidhje

Haga refuzon tërheqjen e akuzave ndaj tre gjeneralëve kroatë



Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës refuzoi të tërhiqte akuzat kundër tre gjeneralëve kroatë duke urdhëruar që gjykimi i tyre të vazhdojë.

Gjykatësi Alphons Orie vendosi sot që prokurorët kishin dhënë argumenta të mjaftueshme për të vazhduar me akuzat kundër Ante Gotovinës dhe dy gjeneralëve të tjerë.

Të tre ata akuzohen për rolin e tyre në operacionet e vitit 1995 që çuan në dëbimin e më shumë se 100 mijë serbëve kroatë nga jugu i Kroacisë. Operacioni i njohur me emrin "Stuhia" synonte çlirimin e disa pjesëve të Kroacisë të mbajtura nga forcat serbe.

XS
SM
MD
LG