Kjo mund të jetë shfaqja e parë e presidentit të ri amerikan Obama në skenën ndërkombëtare, megjithatë duket se kudo sytë janë përqendruar tek Zonja e Parë. Pavarësisht se vjen nga një vend që krenohet me fshehjen e ndjenjave para publikut, Mishel Obama ishte plot emocione kur vizitoi një shkollë vajzash në Londër.
“Ju të gjitha jeni shumë të çmueshme dhe prekni zemrën time. Prandaj është e rëndësishme që bota ta dijë se ka vajza të mrekullueshme si ju në të gjithë botën.”
Zonja e Parë tregoi historinë e jetës së saj, se si ishte rritur në një familje të thjeshtë në lagjet jugore të Çikagos dhe si arriti deri në Shtëpinë e Bardhë.
“Dua ta dini se kemi shumë gjëra të përbashkëta. Asnjëherë gjatë jetës sime nuk do ta kisha parashikuar se do të dilja ndonjëherë këtu para jush si zonja e parë afrikano-amerikane e Shteteve të Bashkuara”.
Pjesë e programit të Zonjës së Parë është të nxisë vajzat e reja në të gjithë botën të arsimohen. Megjithatë, ishte pikërisht shfaqja e emocioneve të saj që bëri më shumë përshtypje. Vajzat vrapuan në skenë për ta takuar.
“Është e papërshkrueshme. S’mund ta them
me fjalë. Kjo është aq e këndshme,” thotë një nxënëse.
Dhe me
sa duket edhe Zonja e Parë po i shijon këto momente, duke vënë në jetë stilin e
saj të diplomacisë gjatë çdo takimi. //ad//