Lidhje

Evropianët zotohen të mbështesin strategjinë për Afganistanin


Udhëheqësit kryesorë evropianë u zotuan të mbështesin stretegjinë e re për Afganistanin të Presidentit amerikan Barak Obama, ndërkohë që po mblidhen në Gjermani për takimin e nivelit të lartë të aleancës me rastin e 60 vjetorit të saj.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e siguroi Presidentin Obama se vendi i saj do të mbajë peshën e vet të operacioneve në Afganistan dhe mirëpriti shenjat për gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për një fillim të ri në marrëdhëniet me Iranin.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi mbështeti fuqishëm politikën e re të zotit Obama për Afganistanin duke u angazhuar të ndihmojë atë vend në stërvitjen e policisë dhe rindërtimin.

Zyrtarët britanikë u zotuan të dërgojnë trupa shtesë, në qoftë se anëtarët e tjerë të aleancës bëjnë të njejtën gjë. Edhe Spanja u zotua të dërgojë një kontigjent të vogël shtesë.

Më herët, duke folur me studentët në Strasburg të Francës, zoti Obama tha se përhapja e armëve bërthamore do të çonte në shkatërrimin e çdo qyteti në planet. Ai tha se do të paraqesë planin e tij për një botë pa armë bërtahmore. Ai tha se përhapja e armëve të tilla mund të çonte në zhdukjeve e qyteteve të tëra nga planeti. Ai tha se do ta praqesë planin e tij të djelën në Pragë. Presidenti Obama tha se aleanca e NATO-s duhet të ketë një mision të qartë dhe paralajmëroi se në të kundërtën ajo do të dështojë.

Takimi i NATO-ss shënon pjesëmarrjen për herë të parë në mbledhjen e aleancës të udhëheqësve të Shqipërisë dhe Kroacisë, që iu bashkuan asaj në fillim të kësaj jave. //ad//

XS
SM
MD
LG