Lidhje

13 milionë amerikanë të papunë



Papunësia në Shtetet e Bashkuara u rrit në nivelin më të lartë në 25 vjetë duke sjellë shkurtimin e 663 mijë vendeve të punës dhe duke arritur nivelin e 8 presje 5 përqindëshit.

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës tregon se 13 milionë amerikanë janë të papunë dhe miliona të tjerë që duan të kenë një punë me 40 orë në javë, po punojnë me orar të shkurtuar.

Një raport tjetër nga një grup biznesi tregon se sektori i shërbimeve i cili përbën pjesën më të madhe të ekonomisë amerikane ra për të gjashtin muaj me rradhë në mars.

Presidenti Barak Obama tha se shifrat ekonomike janë një kujtesë e zymtë për sfidat globale që ka krijuar kriza ekonomike. Zoti Obama foli gjatë një vizite sot në Gjermani, ku u bëri thirrje vendeve të punojnë së bashku për të përmirësuar ekonominë botërore.//rd//

XS
SM
MD
LG